image Nenad Canak e shan me nënë Sheshelin në emision ‘live’

Rajon

Nenad Canak e shan me nënë Sheshelin në emision ‘live’

news image

Kryetari i socialdemokratëve të Vojvodinës, Nenad Canak, ka fyer rëndë Vojsllav Sheshel, duke e sharë edhe me nënë.

Ofendimet dhe sharjet e Canak ndaj Sheshelit erdhën si rezultat i një emisioni të një dite më parë, pasi që Cedmor Jovanoviq ishte detyruar që ta lëshojë studion shkaku i përplasjes me Sheshelin.

Canak e quajti Sheshelin derr dhe kriminel lufte. Madje, e shau edhe me nënë në televizionin “Happy”.

Në mes të fyerjeve të Canak është përpjekur që të ndërhyjë edhe autori i emisionit, Milomir Maric, duke folur për sukseset akademike të Sheshelit, megjithatë një gjë e tillë nuk e ka ndalur Canakun për të vazhduar sulmet.

Maric vazhdoi ta provokonte duke e pyetur nëse Sheshel ishte më i zgjuar se ai, kështu që Canak u përgjigj edhe më ashpër.

“Ai është një kafshë, i frustruar seksualisht, sepse është i çmendur”, ka thënë tutje Canak.

Ai gjithashtu ka thënë se dyshohet që Vuk Drashkoviç e kishte pyetur Sheshelin se si mund të gënjejë kaq shumë, derisa Sheshel sipas Canakut ishte përgjigjur:

“Derisa ka një milion analfabetë në Serbi, unë nuk duhet të shqetësohem për të ardhmen time”, tha Canak./Gazeta Sinjali/