image Nenad Arsiq dënohet me 6 vjet burgim për krime lufte në Prishtinë

Drejtësi

Nenad Arsiq dënohet me 6 vjet burgim për krime lufte në Prishtinë

news image

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për të akuzuarin për krime lufte, Nenad Arsiq, shkruan Gazeta Sinjali.

Për veprën penale “krime lufte kundër popullsisë civile”, Nenad Arsiq, është dënuar me 6 vjet burgim.

Arsiq akuzohet se më 21 maj 1999, në bashkëkryerje me personat e tjerë të forcave policore serbe, të paidentifikuar deri më tani, kishte marrë pjesë në aksionin kundër popullatës civile shqiptare, ku në familjen Shala në Prishtinë, anëtarët e saj i kishte rrahur dhe trajtuar në mënyrë çnjerëzore, si dhe kishte marr pjesë në shkatërrimin masiv të pasurisë, e ku kishin përvetësuar naftë, vetura dhe 200 mijë marka gjermane të fshehura nga kjo familje./Gazeta Sinjali/