image Nëna vdes pasi shpëtoi fëmijën nga rrëshqitja e dheut - Pamje - Sinjali

Nëna vdes pasi shpëtoi fëmijën nga rrëshqitja e dheut – Pamje

news image

Një grua ka vdekur në Kinë pasi shpëtoi fëmijën e saj nga rrënojat e shtëpisë, njoftuan ekipet e shpëtimit atje.

Vajza u nxor e gjallë të mërkurën,  pas më shumë se 24 orëve e cila kishte qenë nën rrënoja të shtëpisë.

Pamjet e punëtorëve të shpëtimit që nxorën foshnjën, janë bërë virale në Kinë. Fëmija besohet të jetë rreth tre ose katër muajsh.

Kam dëgjuar zërin e foshnjës dhe në atë moment shpëtuesit sapo kishin arritur të shpëtonin fëmijën. Ajo ishte dërguar në një vend më të lartë nga nëna e saj,” tha një anëtar i familjes i identifikuar si Z. Zhao për Southern Metropolis Daily.

Foshnja u dërgua me urgjencë në spital. Trupi i nënës së saj u gjet të enjten. Shpëtuesit i thanë Beijing Youth Daily se kur zbuluan trupin e saj, ishte ngrirë në një pozicion që dukej sikur po ngrinte diçka lart.

Në atë moment vendimtar ajo kishte ngritur lart fëmijën e saj dhe kjo është arsyeja pse vajza jetoi,” u tha gazetarëve një punonjës i shpëtimit Z. Yang.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin