image Nëna e ish-policit që u vra mbrëmë në Tiranë shkon në vendngjarje

Rajon

Shqipëri/ Nëna e ish-policit që u vra mbrëmë në Tiranë shkon në vendngjarje

news image

Familjarët e Santiago Malkos, 26 vjeçarit që mbeti i vdekur nga atentati i mbrëmshëm në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë kanë mbërritur pranë vendit të krimit. Në vendngjarja ka qenë edhe nëna e tij.

News 24 ka transmetuar live momentin kur nëna e Malkos është afruar në vendin e ngjarjes, ku ndodhej i ndjeri, i cili po transportohej për në morg ku do t’i nënshtrohej procedurave ligjore.

“Më vranë djalin”, thotë gruaja, e cila është në gjendje të rënduar psikologjike. Ajo jeton në zonën e Babrrusë, pranë Tiranës.

Paraprakisht dyshohet se autor i dyshuar i ngjarjes është shtetasi me iniciale D.A. Ndërkohë që hetimet për rastin po vazhdojnë.

familja1
vsrtr
1222
124