image Nëna e Britney Spears në gjendje të keqe financiare: Po lufton të paguajë faturat

Bota e Yjeve

Nëna e Britney Spears në gjendje të keqe financiare: Po lufton të paguajë faturat

news image

Nëna e Britney Spears është në një situatë të keqe financiare. Sipas një raporti të Page Six, aktualisht është duke punuar si mësuese zëvendësuese, për të përballuar detyrimet e saj.

Ajo është në vështirësi për të paguar faturat e saj”, thotë një burim pranë saj, ndërsa shton: “Ajo tashmë ka punuar si zëvendësuese disa herë në disa klasa në shkollë”.

Siç ka shpjeguar më vonë, Lynn Spears është në këtë situatë dhe një pjesë e përgjegjësisë e mban edhe vajza e saj, Britney.

Marrëdhënia e saj e ndërlikuar me Britney-n ndikoi rëndë në gjendjen e saj financiare”, pohon i njëjti burim, pa shpjeguar megjithatë përgjegjësinë që mban këngëtarja e popit.

Gjatë gjithë periudhës së mëparshme marrëdhëniet e Britney Spears me familjen ishin të acaruara, por pas divorcit nga Sam Asghari duket se gjërat mes tyre kanë ecur mirë./abcnews.al

/GazetaSinjali/