Fenomeni i braktisjes së fëmijëve në Kosovë ishte pothuajse i panjohur deri në përfundim të luftës.
Një nga fëmijët e braktisur menjëherë pas luftës ishte edhe Arta, e cila ishte braktisur disa ditë pas lindjes në spitalin e Prizrenit.
Në atë kohë mediat e huaja kishin vizituar spitalin e Prizrenit, ku deri paslutës thuajse nuk kishte asnjë fëmijë të braktisur, por që me të përfunduar lufta ky numër veç se u rrit. Shumë nga fëmijët e braktisur ishin të lindur nga nënat shqiptare, të cilat ishin përdhunuar nga serbët gjatë luftës në Kosovë.
Arta e vogël ishte një fëmijë i lindur nga një nënë 17-vjeçare, e cila e kishe braktisur atë disa ditë pas lindjës në spitalin e Prizrenit, pasi babai i saj u kishte treguar mjekëve se fëmijën nuk do ta merrnin sepse vajza e tij ishte përdhunuar nga serbët.
Në reportazhin e Associated Press, i cili ishte bërë vetëm disa ditë pas luftës, thuhej se braktisja e fëmijëve kishte filluar të rritet dhe nënat po i linin fëmijët në spitale pa dhënë ndonjë informacion, kjo e bënte edhe më të vështirë birësimin e tyre.