image Nëna e braktis foshnjën në QKUK

Siguri

Nëna e braktis foshnjën në QKUK

news image

Një nënë, për arsye ende të paqarta, e ka braktisur fëmijën e saj në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Ajo ishte e hospitalizuar në Klinikën e Gjinekologjisë, aty ku e ka kryer lindjen dhe dje rreth orës 14:30 është larguar nga klinika pa dijeninë e askujt, duke e braktisur foshnjën e saj të porsalindur.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është hapur rast “Braktisje e fëmijës”, për zbardhjen e të cilit, prokurori ka urdhëruar nisjen e hetimeve./Gazeta Sinjali/