image Nëna e Astrit Deharit: Nuk e di a e kanë për qëllim me na shkatërruar totalisht apo si

Kosovë

Nëna e Astrit Deharit: Nuk e di a e kanë për qëllim me na shkatërruar totalisht apo si

news image

Xhemile Dehari, nëna e Astrit Deharit, ish-anëtarit të Vetëvendosjes që u gjet i vdekur në rrethana misterioze në burgun e Prizrenit, ka akuzuar institucionet e Kosovës se po manipulojmë me raportin final të Institutit të Lozanës.

Ajo ka thënë se çfarëdo raport do ta kishin pranuar nga instituti zviceran, por që sipas saj është duke u manipuluar ky rast.

“Çfarëdo rezultati që del do ta kishim pranuar dhe do ta pranojmë. Manipulimet që po bëhen nga institucionet tona janë bërë tashmë tepër”, ka deklaruar ajo në konferencë për media.

Më tutje ajo ka thënë raportin final dëshiron ta ketë në gjuhen origjinale që është shkruar nga instituti dhe jo në atë të përkthyer.

“Qysh mundem unë me i besuar këtij kryeprokurorit kur dje thoshte se ky zarf ka me u hap dhe ka me u përkthye dhe me u dërguar tek familjarët. Po s’po e dua unë të përkthyem, po e dua origjinalin”, ka deklaruar ajo.

Xhemile Dehari në fund ka ironizuar me arsyetimin se raporti është vonuar për shkak të aeroplanit.

“A nuk është qesharake që u vonua aeroplani 1 javë, po prej Zvicrës në këmbë me u pas nis për 1 javë ishim ardhur. Madje as posta normale nuk vonohet kaq. Nuk e di a e kanë për qëllim me na shkatërruar totalisht apo si”, ka deklaruar Dehari./Gazeta Sinjali/