Pesë ditë më parë një krim i rëndë tronditi Krujën, ku Artan Ismalaja vrau me thikë brenda në makinë bashkëshorten e tij Klarita Ismalaja, 45 vjeç.
Pak minuta pas krimit 51-vjeçari tentoi vetëvrasjen, por u mbijetoi plagëve të marra.
Autori i dyshuar u prangos nga policia, megjithatë reagimet mbi ngjarjen e rëndë vazhdojnë. Nëna e të ndjerës shprehet se po pret shtetin, por zotohet se nëse nuk vihet drejtësia do të marrë hak për vrasjen e vajzës së saj.
Reagimi i nënës së të ndjerës
“Në mendjen time jeton një yll që më shtoi jetën time. Çdo ditë, çdo sekondë, mami jeton për ty e bukura e mamit. Pa merak mami, zot me lejon të jetojë për dy engjëjt e tu. Miq dhe shokët e mi a vritet kjo bukuri. Kjo vret me bukuri, vret me mirësi, mami s’do lejojë kurrë të hedhi baltë në pamje prej engjëlli në këtë mrekulli. O ylli mamit, nënë zeza po pret shtetin por pa merak ylli im se mami do ta marri hakun me të drejtën që një nënë ka për bijën e vet. Do të ekzekutoj ty që s’të thirra kurrë dhëndër por djalë haram, haram, haram”, shkruhet në postimin e saj.
Dëshmia e Artan Ismalajas
Gjatë seancës, 51-vjeçari Artan Ismalaja, banues prej vitesh në Tiranë dhe me origjinë nga Kruja, ka shprehur pendesë për krimin e rëndë.
Ai tha se vrasja kishte ndodhur për shkak të debateve për shitjen e një prone, e konfirmuar më herët edhe nga djali i madh i tyre, duke shtuar se ishte penduar që në momentin e parë dhe për këtë arsye kishte tentuar vetëvrasjen.