image Nëna e 15-vjeçares së rrahur në Fier: Vajza ime nuk është më e njëjta

Shqipëri

Nëna e 15-vjeçares së rrahur në Fier: Vajza ime nuk është më e njëjta

news image

Nëna e 15-vjeçares që u rrah brutalisht në Fier ka folur për gjendjen e rënduar të vajzës së saj, duke thënë se ngjarja ka lënë pasoja të rënda psikologjike.

Ajo rrëfeu se prej më shumë se një muaji, jeta e së miturës ka ndryshuar plotësisht dhe se vajza po përpiqet të përballojë traumën e përjetuar, raporton A2Cnn, transmeton Sinjali.

Sipas saj, 15-vjeçarja ndodhet në një gjendje të rënduar emocionale, ndërsa familja po kalon një periudhë të vështirë pas denoncimit të rastit.

Ndërkohë, më herët reaguan edhe prindërit e njërës prej vajzave të përfshira në ngjarje. Nëna e 17-vjeçares kërkoi falje publike ndaj 15-vjeçares dhe familjes së saj, duke shprehur keqardhje për atë që kishte ndodhur.

Ajo bëri të ditur se vajza e saj ishte diagnostikuar disa muaj më parë me probleme të shëndetit mendor dhe se familja kishte kërkuar ndihmë nga institucionet përkatëse.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/