image Lehona ankohet për trajtim të pandërgjegjshëm në QKUK, thotë se foshnja është në gjendje të rëndë që nga lindja

Shëndetësi

Lehona ankohet për trajtim të pandërgjegjshëm në QKUK, thotë se foshnja është në gjendje të rëndë që nga lindja

news image

Një nënë 24-vjeçare nga Prishtina, ka denoncuar në Polici një rast të trajtimit të pandërgjegjshëm mjekësor, raporton Gazeta Sinjali.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur më 6 qershor të këtij viti në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë thonë se nëna ankohet se foshnjën e ka në gjendje të rëndë shëndetësore që kur e lindi, derisa dje e ka raportuar rastin në Policinë e Kosovës, ku ka deklaruar se në fillim të muajit qershor ishte e shtrirë në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK ku edhe e ka lindur fëmijën në muajin e shtatë të shtatzënisë.

Sipas saj, ajo ka lindur para kohe për shkak të pakujdesisë së stafit mjekësor në Gjinekologji.

Policia tashmë është aktivizuar, me ç’rast ka marr deklarata ditën e djeshme nga stafi mjekësor dhe me urdhër të Prokurorit kanë nisur hetimet për t’i zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti.

/GazetaSinjali/