image Nën kërcënimin e thikës, hajnat ia grabisin rreth 100 euro shoferit të "Roberti Taxi" në Vranjevc

Siguri

Nën kërcënimin e thikës, hajnat ia grabisin rreth 100 euro shoferit të “Roberti Taxi” në Vranjevc

news image

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krimet e ndryshme, sidomos nga vjedhjet e grabitjet, një fenomen mjaft shqetësues, që po shkakton pasiguri tek bizneset, punëtorët dhe jo vetëm. Hajnat herë të vetëm e herë në grup, arrijnë të kryejnë vjedhje e grabitje, raporton Gazeta Sinjali.

Cak i grabitjes sot ka qenë një taksist në Vranjevc të Prishtinës, të cilit dy persona nën kërcënimin e thikës ia vodhën një shumë të konsiderueshme të parave.

Sipas informacioneve të para, rasti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, në rrugën “27 Nëntori”.

Sinjali mëson se të dyshuarit e kërcënuan me thikë shoferin e kompanisë “Roberti Taxi” dhe më pas ia grabitën rreth 100 euro.

Rasti është denoncuar në Polici, me ç’rast tashmë kanë filluar procedurat e nevojshme për hetim dhe identifikim të personave të dyshuar.

/GazetaSinjali/