image Nemanja Matic lutet për Shqipërinë

Futboll

Tërmetet/ Nemanja Matic lutet për Shqipërinë

news image

Futbollisti i famshëm serb Nemanja Matic, është lutur për Shqipërinë pas tërmeteve të njëpasnjëshme që ky shtet ka pasur që nga mëngjesi i sotëm.

Matic përmes rrjetit social Instagram, ka postuar një shkrim ku i thotë ndjekësve të tij të luten për Shqipërinë, transmeton Gazeta Sinjali.

Lutuni për Shqipërinë”, ka shkruar ai në gjuhën angleze në postimin e publikuar në InstaStory.

Deri më tani mediat e Shqipërisë raportojnë se numri i viktimave nga tërmetet në Shqipëri ka shkruar në 18. /Gazeta Sinjali/