Aplikimin për certifikim dhe listat e kandidatëve për deputetë, në KQZ i kanë dorëzuar 25 subjekte politike, ka bërë të ditur në konferenë për media, Valmir Elezi, zëdhënësi i KQZ-së.
Sipas tij në mesin e tyre janë 20 parti politike, 4 koalicione dhe një kandidatë i pavarur.
Sipas Elezit listat e kandidatëve për deputetë do të publikohen pas procesit të certifikimit nga ana e KQZ-së.
Ndryshe, shumica e partive të mëdha politike tashmë i kanë publikuar listat me emrat e kandidatëve për deputetë./Sinjali/