image Në Wuhan të Kinës testohen 10 milionë banorë, dalin rezultatet befasuese

Botë

Në Wuhan të Kinës testohen 10 milionë banorë, dalin rezultatet befasuese

news image

Autoritetet në qytetin kinez të Wuhanit, ku koronavirusi u zbulua për herë të parë, konfirmojnë se ka përfunduar me sukses procesin e testimit të të gjithë popullatës.

Komisioni shëndetësor në provincën e Hubei informon se nga 14 maji deri më 1 qershor iu nënshtruan testit 9.89 milionë banorë, në një kohë kur raportohet se Vuhani ka rreth 11 milionë banorë.

Sipas gazetës “People’s Daily” nga rezultatet u mësua se vetëm 300 persona ishin pozitivë me koronavirus dhe nuk kishin simptoma, ose ndryshe në 0,003% e të testuarve. I gjithë procesi i testimit besohet të ketë kushtuar 126 milionë dollarë.

Wuhani ishte qyteti që u konsiderua si epiqendra e shpërthimit të virusi, nga i cili u infektuan më shumë se 50 mijë persona. Banorët e këtij qyteti kaluan më shumë se 76 në izolim gjatë pikut të pandemisë. /Gazeta Sinjali/