image Në Vrellë të Istogut sot rivarrosen 34 dëshmorë të kombit

Kosovë

Në Vrellë të Istogut sot rivarrosen 34 dëshmorë të kombit

news image

Sot do të mbahet ceremonia shtetërore për rivarrimin e dëshmorëve të kombit në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Vrellë të Istogut.

Këshilli Koordinues për organizimin e rivarrimit të Dëshmorëve të Kombit njofton se sot do të realizohet ceremonia shtetërore e rivarrosjes së tridhjetë e katër (34) Dëshmorëve të Kombit, e cila do të mbahet nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës dhe do të jetë nën kujdesin dhe përcjelljen e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

“Ceremonia do të zhvillohet me nderime të larta ushtarake dhe pjesëmarrje institucionale”, njofton Komuna e Istogut.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/