Një aksion simbolik ka nisur në sheshin kryesor të Prishtinës ku bëhet thirrje për drejtësi lidhur me rastin e Agon Musliut, 26-vjeçari nga Gjilani i cili vdiq në Qendrën Studentore gjatë kohës sa po qëndronte në karantinë.
Nuk dihet se nga kush qendron pas kësaj nisme, por sipas fotografive, shihet se janë vendosur qindra pllakata në shesh me fotografinë e të ndjerit.
Po ashtu janë përdorur edhe slogane të ndryshme si ‘Unë nuk e pata askënd të më mbroj’, “Drejtësi, vepro!”.
Kujtojmë se Musliu vdiq rreth një muaj më parë në Qendrën Studentore, ku po qëndronte në karantinë.
Deri tani janë duke u zhvilluar hetime, pasi që babai i tij, Naim Musliu, ka akuzuar autoritetet e shtetit dhe Qeverinë Kurti për neglizhencë ndaj të birit.
Ky i fundit, raportohet se kishte një gjendje të rënduar psikologjike, por edhe probleme të tjera shëndetësore para se të vendosej në karantinë, pas kthimit nga Gjermania.
Lëvizja Vetëvendosje ka orgnizuar “performancë” për nesër, në të cilën, zëdhënësi i kësaj partie për Gazetën Sinjali tha se do të marrin pjesë nga 3 mijë e 500 deri në 5 mijë persona./Gazeta Sinjali/