image "Në vend të rrenave të hijshme, popullit duhet t’ia tregojmë të vërtetën", Rrahmani thumbon rëndë Kurtin?

Politikë

“Në vend të rrenave të hijshme, popullit duhet t’ia tregojmë të vërtetën”, Rrahmani thumbon rëndë Kurtin?

news image

Deputeti i LVV-së, Eman Rrahmani, me postimin e fundit në Facebook duket se ka thumbuar të parin e Qeverisë për intervistën që ka realizuar sot.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ishte i ftuar në emisionin ‘Debat Plus’ ka folur për dy vitet e qeverisjes dhe Asociacionin.

Por, paraqitja e Kurti siç shihet nuk i ka pëlqyer Rrahmanit sepse ai ka ‘thumbuar ‘goditur’ me një status.

Rrahmani që shpeshherë ka shprehur pakënaqësinë për Qeverinë, deklaratat i cilësoi si gënjeshtra duke përdorur një thënie nga Alija Izetbegoviç.

“Unë besoj se popullit, në vend të rrenave të hijshme, duhet t’ia tregojmë të vërtetën, pavarësisht sa e shëmtuar të jetë ajo. E çfarë mund të bëjmë, fati nuk ka qenë i mirë me ne; por, me ndihmën e Zotit, ne do të kemi sukses“, shkroi ai.

/GazetaSinjali/