image Në tentativën e katërt, Kuvendi e miraton edhe një projektligj

Politikë

Në tentativën e katërt, Kuvendi e miraton edhe një projektligj

news image

Pasi që dështoi tri herë të kalonte, Projektligji për Masat për Uljen e Kostos së Shtrirjes së Rrjeteve të Komunikimeve Elektronike të Shpejtësisë së Lartë u vë sërish në votim, për t’u miratuar në herën e katërt, raporton Gazeta Sinjali.

“Pasi që paskemi një kuorum të bujshëm, po e rikthejmë në votim edhe një pikë të rendit të ditës që na ka mbetur”, tha duke qeshur kryekuvendari, Glauk Konjufca, kur e risolli në votim këtë projektligj.

Ky projektligj u votua me 65 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim./Gazeta Sinjali/