image Në Teatrin Kombëtar do të shfaqet “Kanuni i Gruas”

Në Teatrin Kombëtar do të shfaqet “Kanuni i Gruas”

news image

“Kanuni i gruas” është performanca eksperimentale që do të shfaqet në Teatrin Kombëtar në Tiranë, transmeton Sinjali.

Kjo shfaqje po organizohet në kuadër të Festivalit për Mbrojtjen e Teatrit.

“Në solidaritet me National Theatre of Albania, me komunitetin artistik dhe artëdashësit e Tiranës, të mërkurën, më datë 7 gusht në kuadër të Festivalit për Mbrojtjen e Teatrit, në sallën e Teatrit Kombëtar në Tiranë, në orën 20:30, Qendra Artpolis pezanton performancën eksperimentale “Kanuni i Gruas” ka njoftuar Rajmonda Ahmetaj, e cila është pjesë e kësaj shfaqjeje.

Kjo performancë është krijuar me regji të Arlinda Morinës dhe asistim të Labinot Racit. Kurse aktorët që do të luajnë, janë: Arta Lahu, Kaltrinë Zeneli, Molikë Maxhuni, Qëndresa Kajtazi, Qëndresa Loki, Rajmonda Ahmetaj, Daniela Markaj dhe Vjosa Abazi./Sinjali/