Vazhdon të rritet numri i të infektuarve me COVID-19. Kontinenti i Evropës por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rritja e numrit të infektimeve është me shifra të larta.
Shtetet e Bashkuara kishin më shumë infeksione të reja gjatë një periudhe 24-orëshe se çdo vend tjetër, me 63,610 raste të reja duke e çuar numrin e përgjithshëm në mbi 8 milionë, çka e bën SHBA-në vendin më të prekur nga COVID-19.
SHBA gjithashtu kanë numrin më të madh të viktimave nga COVID-19, me mbi 218,000 të vdekur. Fluksi në Shtetet e Bashkuara i atribuohet rritjes së niveleve të infeksionit në shtetet e Teksasit, Ilinoit, Uiskonsit, Floridës dhe Kalifornisë, sipas të dhënave të mbledhura nga Johns Hopkins.
Rritje me shifra të larta është shënuar edhe në Evropë. Franca edhe pse ka kthyer izolim të pjesshëm sërish ka rritje të numrit të infektimeve. Shqetësuese paraqitet situata edhe në Gjermani, Spanjë, Itali dhe vendet e Evropës lindore./Gazeta Sinjali/