image Në ‘Sunny Hill’ u sulmuan policët në rroba civile, dy të rinj i rrahën ata dhe disa kamerierë

Siguri

Në ‘Sunny Hill’ u sulmuan policët në rroba civile, dy të rinj i rrahën ata dhe disa kamerierë

news image

Festivali ‘Sunny Hill’ që u mbajt në Kosovë e bëri jehonë në botë nuk kaloi pa incidente. Policisë i doli punë me të rinj që posedonin narkotikë e me të atillë që tentonin të hynin me forcë. Por këto s’janë rastet e vetme, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit nga Prokuroria kanë bërë me dije se dy persona u arrestuan në natën e tretë, nën dyshimet për sulm ndaj zyrtarëve policorë në rroba civile.

Dy të dyshuarit, të moshave 22 e 23-vjeçare fillimisht sulmuan disa kamerierë, por kur ndërhynë policët e pësuan edhe ata.

Sipas informatave të para, të njëjtit nuk i kanë përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë, të cilët dyshohen se i kanë sulmuar fizikisht.

Ata janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor dhe më pas me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë.

/GazetaSinjali/