image Në Spitalin e Pejës, 5 pacientë janë në gjendje të rëndë

Shëndetësi

Në Spitalin e Pejës, 5 pacientë janë në gjendje të rëndë

news image

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 22 pacientë me COVID-19, ndërsa 8 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Sa i përket gjendjes së pacientëve, 1 pacient është në respirator, 17 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe prej tyre 5 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 198 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor. /Gazeta Sinjali/