Numri i të prekurve me koronavirus në Komunën e Shtimes ka shkuar në 18 me rastin e ri që u konfirmua sonte, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas një njoftimi të Komunës së Shtimes, personi i cili rezultoi sonte pozitiv me koronavirus ka kohë të gjatë që është izoluar në shtëpi, duke parandaluar kështu përhapjen e virusit.
“Shtime, 26 prill 2020 – Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka nxjerrë rezultatet e testimeve të ditës së sotme, ku nga qyteti i Shtimes një person ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Rasti në fjalë është i njohur për insitucionet komunale dhe se është rast kontakti me fshatin Pjetërshticë. Për fat të mirë ka një kohë të gjatë që është duke qëndruar i vetizoluar në shtëpi falë disiplinës se vet personit, por edhe angazhimit të Institucioneve në këtë rast Shtabit Emergjent, Policisë së Kosovës, QKMF-së në Shtime
Përmes këtij njoftimi, Komuna e Shtimes ka apeluar që qytetarët edhe më tutje t’u përmbahen udhëzimeve të Institucioneve për të mbajtur masa mbrojtëse, për të mbajtur distancën dhe kujdesur për higjienën personale.
Në komunën e Shtimes deri tani numri i raste të konfirmuar me koronavirus është 18, prej të cilëve një person është shëruar dhe një tjertër ka ndërruar jetë.
Derisa, komuna bën të ditur se deri tani në Shtime janë bërë 50 teste.
“Të testuar janë qytetarë nga vatrat e infektuara, Pjetërshticë, Vojnoc, pastaj mostra nga qyteti i Shtimes, fshati Petrovë, Mollopolc dhe Zborc. Të gjitha këto raste kontakti. Në mesin e të testuarve ka edhe staf mjekësor nga QKMF Shtime dhe QKUK Prishtinë”, thuhet në njotim./Gazeta Sinjali/