Mesnatën e kaluar në Brezovicë, persona të panjohur kanë shkruar grafite të ndryshme në një shtyllë betoni.
Sinjali mëson se grafite të njëjta si “UÇK”, “Fuck Serbija”, “Volim te Kosova”, janë shkruar edhe natën e 24 gushtit në fshatrat Berevc dhe Biti të Komunës së Shtërpcës.
Lajmin për grafitet në Brezovicë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, përmes raportit 24-orësh.
“Raportohet se të dyshuar të panjohur në një shtylle betoni kanë shkruar një grafit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e Policisë.
Akoma nuk ka ndonjë të dyshuar për këtë rast. /Sinjali