97 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitar të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme, prej tyre 23 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, kurse 55 me oksigjeno-terapi.
Në QKUK janë të shtrirë 84 pacientë, 13 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 50 me oksigjeno-terapi, 1 në gjendje të rënduar shëndetësore.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave: Klinika Infektive, 38 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 45 pacientë.
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 13 pacientë: 10 të konfirmuar pozitivë dhe 5 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Gjakovës, 5 pacientë, Spitali i Gjilanit, 7 pacientë dhe Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient./Gazeta Sinjali/