image Në Shqipëri zhduket kamera e policisë që ishte blerë për operacionet speciale

Rajon

Në Shqipëri zhduket kamera e policisë që ishte blerë për operacionet speciale

news image

Një pajisje tjetër speciale është zhdukur në policinë e shtetit në Shqipëri.

Aparatura speciale është blerë në nëntor 2014 dhe duhej përdorur për survejim, nga grupi operacional special që përbëhet nga agjente civilë dhe që marrin pjesë në aksione sekrete, për evidentimin e personave me probleme me ligjin dhe më pas arrestimin e tyre.

Mungesa e pajisjes u evidentua gjatë një kontrolli dhe menjëherë materialet iu referuan prokurorisë së kryeqytetit.
Kjo aparaturë speciale dhe aksesorët e saj kanë kushtuar shtatë milionë lekë, por nuk janë përdorur asnjëherë të vetme në aksionet sekrete.

Invetarizimi i teknikës dhe pajisjeve SVO, pra i sektorit të veprimtarisë operacionale ka nisur me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të shërbimit të çështjeve të brendshme dhe ankesave.

Një kontroll i tillë është kryer për shkak të njohjes së situatës për të planifikuar se çfarë pajisjesh duheshin kryer më tej. Pajisja më sistem regjistrimin e videove, me vlerë 7 milionë lekë duhet të ishte në magazinë, por ndërkohë mungon, thuhet në shkresën e Komisionit të Inventarizimit.

Pajisja ishte e shënuar me numër 139, copë një. Në këto kushte Drejtoria e Hetimit ka kryer verifikime duke administruar nga kartoteka, dosjen e prokurimit me objekt blerje sisteme vëzhgimi dhe regjistrimin e klasifikuar sekret, por edhe akte të brendshme për blerjen e aparaturës.
Pas veprimeve që janë kryer në sekret, prokuroria ka regjistruar çështjen për shpërdorim detyre, shkruan Top Channel.