Në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, ditën e djeshme në Prizren u mbajtën Lojërat Sportive të organizuara nga Sindikata e Policisë së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Ky aktivitet u bë në shenjë nderimi dhe përkujtimi për zyrtarët policorë që kanë dhënë jetën e tyre në kryerje të detyrës.
“Kjo ngjarje u zhvillua në atmosferë solemniteti dhe solidariteti, ku kolegët, familjarët dhe qytetarët iu bashkuan nderimit për të rënët në mbrojtje të rendit dhe sigurisë publike”, thuhet në një njoftim nga Komuna e Prizrenit.