Orkestra Kalush e Ukrainës ka publikuar një video të fuqishme të filmuar në rrënojat e Irpin dhe Bucha.
Këngëtari kryesor i grupit Oleh Psyuk tha:
“Një herë ia kam kushtuar këtë këngë nënës sime dhe kur shpërtheu lufta, kënga mori shumë kuptime të reja.
Edhe pse në këngë nuk flitet asnjë fjalë për luftën, shumë njerëz filluan ta lidhin këngën me nënën Ukrainë.
Për më tepër, shoqëria filloi ta quante himni i luftës sonë!
Por nëse Stefania është tani himni i luftës sonë, do të doja që të bëhej himni i fitores sonë.“