image Në "Republikën Srpska" protestohet pro-Rusisë - VIDEO

Rajon

Në “Republikën Srpska” protestohet pro-Rusisë – VIDEO

news image

Si duket serbët s’kanë të ndalur në përkrahjen e tyre publike ndaj Rusisë dhe Putinit. Këtë së fundmi e bënë edhe në “republikën” e ashtuquajtur sërbe në Bosnje dhe Hercegovinë.

Serbët e Bosnjës kanë protestuar sot në Banjallukë të “Republika Srpskas” në mbështetje të Rusisë dhe agresionit në Ukrainë.

Gazetarja Una Hajdari ka publikuar pamje nga protesta duke shkruar se Ujqit e Natës po marrin pjesë gjithashtu në këtë protestë pro-ruse.

Protestat pro-ruse u mbajtën sot në Banjaluke, qendra e entitetit me shumicë serbe të Bosnjës dhe të organizuara nga anëtarët lokalë të Ujqërve të Natës, një klub motoçiklistësh që mori pjesë në pushtimin e Krimesë, shpesh të referuar si “Engjëjt e Putinit”, ka shkruar ajo.

/GazetaSinjali/