Infektiva/
Në QKUK po trajtohen 34 pacientë me koronavirus, 8 persona në gjendje më të rëndë
Sinjali.com
27 Mars 2020 10:06
Sipas raportit ditor të Klinikës Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në këtë klinikë sot janë duke u trajtuar gjithsej 34 pacientë me Covid-19, ndërkaq 8 prej tyre kanë nevojë për oksigjenoterapi.
Klinika Infektive gjithashtu theksojnë se janë duke bër maksimumin në shërbim për trajtimin e këtyre pacientëve./ Gazeta Sinjali/