image Në QKUK lind bebja me dy gjini

Shëndetësi

Në QKUK lind bebja me dy gjini

news image

Një bebe i është nënshtruar shumë analizave pasi dyshohet se ka lindur me dy gjini apo siç njihet ky term në mjekësi me “gjini të papërcaktuar”.

Për Sinjalin kanë treguar doktorë nga QKUK-ja. Gjatë bisedës thanë se bebes i janë bërë sot analiza për verifikim.

“Deri më tani është gjini e papërcaktuar, mjekët po e verifikojnë”, thanë nga QKUK për Sinjalin.

Ky rast nuk është i pari që ka ndodh në Kosovë, para dy vitesh kishte lindur edhe një bebe tjetër me gjini të papërcaktuar në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.