image Në QKUK kryhet operacioni i parë i perdes së syrit te fëmijët

Kosovë

Në QKUK kryhet operacioni i parë i perdes së syrit te fëmijët

news image

Mjekët e Klinikës së Syve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, kanë kryer për herë të parë te një fëmijë i moshës 11 muajsh, operacionin e kataraktit kongjenital, i njohur si perdja e lindur në sy.

E.O., e lindur në vitin 2018, nuk kishte nevojë të dërgohej për referim jashtë institucioneve publike shëndetësore, pasi mjekët e operuan atë në klinikë pas ardhjes së aparaturës së re mjekësore, ka njoftuar QKUK.

Në mungesë të aparaturës, rastet e tilla ishin referuar për trajtim mjekësor jashtë institucioneve publike shëndetësore, duke paguar deri në 5 mijë euro.

Klinika e Syve pranë QKUK-së tashmë ka staf të përgatitur dhe aparatura për kryerjen operacioneve të tilla, dhe pacientët nuk do të kenë nevojë të referohen për trajtim jashtë QKUK-së./Sinjali/