Në Klinikën e Urologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës mjekët kanë kryer një operacion të rrallë, duke ndërhyrë në veshkën e majtë të një 78 vjeçari, për të larguar masën tumorale.
Sipas njoftimit të QKUK-së, pas përgatitjes preoperatore, ekzaminimeve të nevojshme diagnostike, ekipi mjekësor i ka larguar pacientit veshkën ektopike (veshkë jashtë pozitës normale), së bashku me masën tumorale dhe ureterin e majtë (kanali që lidh veshkën me fshikën urinare)”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.
Nga QKUK thonë se sëmundjet e tilla janë shumë të rralla.
“Deri më tani, rreth 13 raste janë të evidentura në literaturën botërore”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, pacienti 78 vjeçar me inicialet H.T, është liruar në shtëpi me gjendje të mirë shëndetësore./Gazeta Sinjali/