Në Klinikën e Kardiokirurgjisë është kryer me sukses një operacion në zemër të hapur te një pacient i moshës 61 vjeçare, transmeton Gazeta Sinjali.
Lajmi është bërë i ditur nga SHSKUK, derisa është shtuar se ai kishte infarkt të miokardit dhe ishte i stentuar në arteriet e zemrës me dy stente. Gjithashtu, kishte edhe sëmundje tjera.
“Si pasojë e infaktit të miokardit, kishte një komplikim: rupturë e pëmbajtur, (çarje) e ventrikulit të majtë me pseudoaneurizmë të pjesës apikolaterale të ventrikulit të majtë. Pacienti është marrë në sallë të operacionit me urgjencë dhe është operuar me sukses nga ekipi i përbërë prej kardiokirurgëve, anesteziologëve dhe personelit mbështetës. Ruptura e ventrikulit të majtë ndodh më pak se 1%, pas infarktit të miokardit, por që ka vdekshmëri ekstremisht të lartë, veçanërisht kur nuk operohet. Ajo zhvillohet në terren të infarktit, të shoqëruar me arterial hypertension apo përdorim të kortikosteroideve. Ruptura e ventrikulit të majtë rezulton tamponade kardiake, shok kardiogjen dhe vdekje. Kur shoqërohet me aneurizmë ose pseudoaneurizmë, perveç ruptures, janë të shpeshta edhe fenomenet e trombembolizmit e aritmive”, thuhet në njoftim.