Në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale është kryer një operacion i ndërlikuar, për herë të parë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, te një paciente e moshës 21 vjeçare.
“Për shkak të çrregullimeve abdominale, të lindura me to, pacientja e kishte kryer jashtëqitjen përmes organit gjenital. Operacioni është kryer me sukses nga mjekët kirurgë, bashkë me anesteziologë dhe pjesën tjetër të ekipit operator, gjersa pacienti është në gjendje stabile shëndetësore”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.
Ky intervenim, sipas ShKUK-së, është i rrallë edhe në qendrat e specializuara botërore, pasi zakonisht këto probleme trajtohen, kur pacienti është foshnje.