Zëdhënësi i talebanëve, Zabinullah Mujahid ka thënë se në qeverinë e re të Afganistanit nuk do të ketë asnjë ministre grua.
Gratë mund të punojnë në ministri, polici ose për shembull si asistente në gjyqësor, tha Mujahid për gazetën italiane “Republika”.
Kur u pyet se kur do të paraqitet qeveria e re, ai tha se talebanët do të formojnë një qeveri të unitetit kombëtar sa më shpejt të jetë e mundur.
Al-Jazeera më parë bëri të ditur se nuk do të kishte zyrtarë nga administrata e mëparshme në qeverinë e re të Afganistanit.
Vendimet për përbërjen e qeverisë së re pritet të shpallen të shtunën. /GazetaSinjali/