Shefi i Kulturës në Komunën e Pejës, Aver Husaj, ka sqaruar pas publikimit të lajmit për veturën zyrtare nga kjo komunë që ishte parë gjatë ditës së sotme në Durrës.
Ai ka thënë se vetura është shfrytëzuar për çështje të Komunës së Pejës, ku përfaqësuesit e kësaj komune kanë marrë pjesë në një aktivitet zyrtar në Durrës.
Në sqarim thuhet se vetura është marrë për shfrytëzim në procedurë të rregullt dhe është nënshkruar nga autoritetet përkatëse.
Gjatë ditës një sinjalizues ka raportuar lidhur me veturën zyrtare në fjalë e cila është parë në Durrës në ditë vikendi duke dërguar foto nga vendi i ngjarjes.
Në të kaluarën ka ndodhur shpesh që veturat zyrtare të keqpërdoren për nevoja private dhe pushime ne bregdetin shqiptar sidomos gjatë ditëve të fundjavës. /Sinjali/