image Në platonë e Pallatit të Rinisë sulmohet fizikisht një e mitur

Siguri

Në platonë e Pallatit të Rinisë sulmohet fizikisht një e mitur

news image

Një i mitur në Prishtinë dje ka përfunduar në pranga të Policisë së Kosovës pasi më 24 prill sulmoi një të mitur, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar prej burimeve në Polici se një e mitur është sulmuar nga ai në platonë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Burimet tregojnë se i dyshuari, nga ajo kishte marrë 80 euro e më pas kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

E mitura siç ka mësuar Sinjali, ka marrë edhe trajtim mjekësor.

I dyshuari është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/