Policia e Kosovës, gjatë një operacioni ka gjetur dhe çrrënjosur 755 bimë kanabis sativa në Jabllanicë të Pejës.
Bimët e gjetura kanë qenë me gjatësi 1 metër deri në 2 metër e gjysmë, njofton Policia.
Policia i ka shkatërruar bimët duke i djegur në vendin e ngjarjes, shkruan Sinjali.
Njësitet policore nuk kanë arritur t’i identifikojnë personat që e kanë mbjellur kanabisin. Ata kanë thënë se po e hetojnë rastin. /Sinjali