image Në ora 21:00 në tërë Kosovën do të duartrokitet për mjekët dhe infermierët

Kosovë

Pandemia/ Në ora 21:00 në tërë Kosovën do të duartrokitet për mjekët dhe infermierët

news image

Rreziku i përhapjes së koronavirusit ka bërë që Qeveria e Kosovës të ndërmarrë një sërë masash parandaluese, ndër to të gjithë qytetarët janë porositur që të qëndrojnë sa më shumë në shtëpi. Por pavarësisht kësaj, janë mjekët, infermierët, policët, zjarrfikësit të cilët gjithmonë janë në shërbim të qytetarëve.

Drejtori i Let’s Do It Kosova, Luan Hasanaj përmes një postimi në Facebook ka bërë thirrje që në ora 21:00 në gjithë Kosovën të duartrokitet për njerëzit që punojnë në kujdesin shëndetësor.

“Sonte të dalim në ballkone në orën 21:00 dhe duartrokasim … për të thënë një falënderim të madh për njerëzit që punojnë në kujdesin shëndetësor, mjekët, infermierët dhe të gjithë ata që po bëjnë të pamundurën për të u kujdesur për ne. Më shumë se kurrë kemi nevoj për motivim dhe forcë për të qëndruar së bashku”, ka shkruar Hasanaj në një grup në rrjetin social Facebook, të titulluar “Vullnetarët kundër coronavirusit në Kosovë”,

Një veprim i tillë u bë ditë më parë në Shqipëri, Itali e vende të ndryshme të prekura nga virusi vdekjeprurës korona.

Ndryshe, në Kosovë para pak minutash janë konfirmuar edhe katër raste të reja të infektuara me koronavirus, duke e çuar në nëntë numrin e të prekurve./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/groups/640172923219032/permalink/641399479763043/