image Në njëvjetorin e vdekjes, Qumili për Cimën: Do të kujtojmë gjithmonë, mbreti i humorit

Sociale

Në njëvjetorin e vdekjes, Qumili për Cimën: Do të kujtojmë gjithmonë, mbreti i humorit

news image

Sot janë bërë një vit që kur humoristi i njohur kosovar, Rasim Thaçi, në moshë 71 vjeçare humbi betejën me COVID-19.

Në njëvjetorin e vdekjes, ai është përkujtuar nga miku i tij i ngushtë njëherësh bashkëpunëtori prej vitesh, Sevdai Radogoshi-Qumili.

Qumili ka shpërndarë disa fotografi të tyre të përbashkëta në rrjete sociale duke e falënderuar për momentet e bukura që ka dhuruar në kinematografinë kosovare.

“Sot një vit u nda nga kjo jetë Rasim Thaqi-Cima! Një njeri me zemer të madhe, një shok, mik, human dhe gjithmonë i gatshëm të jepte dhe piken e fundit nga vetvetja për me i ba tjert me qeshë”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë

“Gjithmonë falënderues për momentet e bukura që na dhuroj ky artist i madh! Do të kujtojmë gjithmonë, mbreti humorit”.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe pishinë
Mund të jetë një ilustrim i një ose më shumë persona, mjekër dhe teksti

/GazetaSinjali/