image Në një avion me presidentin Macron, Cana tregon prapaskenat e udhëtimit - zbulon dhuratën

Shqipëri

Në një avion me presidentin Macron, Cana tregon prapaskenat e udhëtimit – zbulon dhuratën

news image

Lorik Cana, i ftuar në Më Lër të Flas, foli për eksperiencën e tij pasi udhëtoi në të njëjtin avion me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Macron vizitoi këtë muaj Shqipërinë, në një vizitë ku ish-futbollisti ishte pjesë e delegacionit të tij.

“Zakonisht meqë ishte vizita e parë e një kreu francez, më shumë se 100 e ca vjet shtet marrëdhënie diplomatike, ishte hera e parë që një president francez vjen në vendin tonë, ishte një ngjarje historike. Historike për shumë arsye, edhe për momentin që jemi duke e përjetuar ne si shqiptarë, edhe sigurisht për të ardhmen tonë. Kur bëhen këto vizita zyrtare të para, sigurisht që është delegacioni zyrtar, është delegacioni diplomatik i tij. Së bashku me delegacionin e tij janë persona nga fusha e ekonomisë, që kanë investuar në vendin tonë, ose kanë ndër mend. Dhe është delegacioni kultural, që janë njerëz që kanë krijuar ura midis dy vendeve dhe më ka dërguar ftesën që të jem pjesë e delegacionit francez, për të udhëtuar me të”, tregon Cana.

Çfarë folët bashkë?

“Nuk është se të vjen mundësia çdo ditë për të udhëtuar me avionin presidencial, kështu që e pranova ftesën të udhëtoj bashkë me të. Udhëtimi zgjati dy orë e 15 minuta fluturim. Unë pata mundësinë 30 minuta ta kaloj bashkë me të.  Ai vjen i fundit, dhe vjen edhe takon të gjithë njerëzit e delegacionit. Pas një ore fluturim më erdhi shefi protokollit dhe më ftoi te pjesa ku qëndronte Macroon”, tha ish-futbollisti.

“Më kishte ruajtur vendin afër tij. E ndihmova të bëjë pjesën e fjalimit shqip, që e kishte shumë për zemër. Ishte kurioz për Shqipërinë, një pjesë të bisedës e kaluam te Kosova”, shton ai.

Cana zbuloi që i dha dy dhurata simbolike presidentit francez.

“Të parën i dhashë fanellën e shqiptarëve që për ne shqiptarët simbolizon një lloj sakrifice bashkimi, dhe suksesi tani që është me rëndësi. Atë mu duk normale që t’ia jepja kryeministrit për t’ia dhënë, e kisha bërë me emrin e Macron. Dhe dhurata e dytë ishte personale, ishte fanella e fundit që e kam mbajt si kapiten i Marseille, dhe atij iu bë shume qejfi”, tha ish kapiteni i Kombëtares.

/GazetaSinjali/