image Në mungesë të kuorumit dështon raportimi i Zemajt në Komisionin për Shëndetësi

Shëndetësi

Në mungesë të kuorumit dështon raportimi i Zemajt në Komisionin për Shëndetësi

news image

Ka dështuar raportimi i ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, para anëtarëve të Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Ky raportim ka dështuar në mungesë të kuorumit, raporton Gazeta Sinjali.

Kryetarja e këtij komisioni, Albena Reshitaj, tha se Zemaj ishte ftuar të raportonte pas shtimit të rasteve të reja me COVID, por që anëtarët e komisionit nuk janë paraqitur.

“Ne sot kemi paraparë raportimin e ministrit Zemaj, si kryesues i Komitetit të vlerësimit të situatës emergjente me COVID-19. Duke parë përshkallëzimin e situatës me COVID-19 na ka bërë si komision që ta ftojmë në raportim ministrin Zemaj. Për shkak se nuk kemi kuorum, me keqardhje them që duhet ta ndërpresim këtë punë. Kërkoj nga anëtarët që herëve të tjera të tregojnë me kohë se kanë marrë ndonjë vendim partiak”, tha Reshitaj, duke nënkuptuar vendimin e PDK për të pezulluar punën në Kuvend gjatë kësaj jave.

Ndërsa, ministri Armend Zemaj tha se ishin të gatshëm që të raportojnë në këtë komision, ndërkaq ftoi të gjithë për respektim të masave./Gazeta Sinjali/