image Në mungesë kuorumi dështon propozimi i PDK-së për shkarkimin e bordit të RTK-së

Politikë

Në mungesë kuorumi dështon propozimi i PDK-së për shkarkimin e bordit të RTK-së

news image

Në mungesë kuorumi ka dështuar votimi i propozimit të PDK-së për shkarkimin e bordit të RTK-së.

Kështu tha kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca.

“Konstatoj që kvuendi nuk i ka numrat për me ia dhënë një epilog kësaj cështje kshtu që mbetet për një ditë tjetër”, ka thënë Konjufca.

Gjashtë deputetë të PDK-së kanë propozuar shkarkimin e anëtarëve të bordit të RTK-së.

Gjatë kësaj seance, në sallë nuk kanë qëndruar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa seancën e ka kryesuar Konjufca.

/GazetaSinjali/