image Në muajin shkurt në Kosovë mbërrijnë dozat e para të vaksinës Pfizer

Kosovë

Në muajin shkurt në Kosovë mbërrijnë dozat e para të vaksinës Pfizer

news image

Kryeministri Avdullah Hoti, njoftoi në një konferencë për media se 40 milionë euro janë ndarë për vaksinat antiCOVID, shkruan Gazeta Sinjali.

Hoti ka njoftuar se Kosova deri tash ka arritur marrëveshje për gati dy milionë doza të vaksinave antiCOVID, teksa ka njoftuar se të parat do të vijnë në muajin shkurt.

Ai shtoi se 535 mijë vaksina janë konkretizuar nga marrëveshje me prodhuesin Pfizer e 600 mijë tjera me Austrinë dhe me programin COVAX rreth 720 mijë.

“Presim sikurse në rajon, vaksinat e para të vijnë në shkurt të cilat ndahen sipas imunizimit. Është bërë punë e mirë nga komiteti i imunizimit që të mos ketë diskrecion por prioritet. Në ndërkohë që po merremi me pandeminë, është lajm i mirë që numri i të infektuarve ka rënë”, ka thënë Hoti.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, theksoi se Pfizer ia dha konfirmimin të martën.

35 milionë tjera, tha Zemaj, vijnë në Kosovë nga muaji shkurt.

Këtë konfirmimin e morën dje pas një sërë negociatash. Është vaksina e parë e aprovuar në kuadër të përpjekjeve globale për t’u mbrojtur nga COVID-19”, tha Zemaj.

Dozat e para të vaksinës Pfizer, në Kosovë mbërrijnë në muajin shkurt.

/Gazeta Sinjali/