image Në moshën 30 vjeçare, këngëtari i njohur pensionohet nga muzika

Muzikë

Në moshën 30 vjeçare, këngëtari i njohur pensionohet nga muzika

news image

Pas një dekade, reperi Logic ka njoftuar se po largohet nga industria e muzikës për t’i kushtuar më shumë kohë familjes së tij.

Reperi 30 vjeçar thotë se albumi i ri, “No pressure”, do të shënojë daljen e tij në pension.

Ai e ndau lajmin të enjten në llogaritë e tij zyrtare në mediat sociale, shkruan BBC.

“Njoftoj zyrtarisht pensionimin e tim me lansimin e “No pressure” të prodhuar nga Jo I.D. Albumi lansohet me 24 korrik…”, thuhet në një tweet në llogarinë e tij të verifikuar në Twitter. “Ka qenë një dekadë e shkëlqyeshme. Tani është koha të jesh një baba i shkëlqyeshëm”.

Logic është martuar me stilisten Brittney Noell dhe dyshja së fundmi u bënë prindër të një djali./Gazeta Sinjali/