Pas një dekade, reperi Logic ka njoftuar se po largohet nga industria e muzikës për t’i kushtuar më shumë kohë familjes së tij.
Reperi 30 vjeçar thotë se albumi i ri, “No pressure”, do të shënojë daljen e tij në pension.
Ai e ndau lajmin të enjten në llogaritë e tij zyrtare në mediat sociale, shkruan BBC.
“Njoftoj zyrtarisht pensionimin e tim me lansimin e “No pressure” të prodhuar nga Jo I.D. Albumi lansohet me 24 korrik…”, thuhet në një tweet në llogarinë e tij të verifikuar në Twitter. “Ka qenë një dekadë e shkëlqyeshme. Tani është koha të jesh një baba i shkëlqyeshëm”.
Logic është martuar me stilisten Brittney Noell dhe dyshja së fundmi u bënë prindër të një djali./Gazeta Sinjali/