image Në Mitrovicën e Veriut punëtorët shëndetësorë dhe djali i drejtorit dyshohen se janë të infektuar me Covid-19

Kosovë

Shëndetësi/ Në Mitrovicën e Veriut punëtorët shëndetësorë dhe djali i drejtorit dyshohen se janë të infektuar me Covid-19

news image

Përhapja e koronavirusit ka shkaktuar shqetësim edhe në Mitrovicën e Veriut.

Mësohet se vetëm në spitalin e veriut të Mitrovicës dyshohet se janë të infektuar tashmë disa punëtorë shëndetësorë, duke përfshirë këtu edhe djalin e drejtorit të këtij spitali që është teknik medicinal, i cili është dërguar për shërim në Beograd, ndërsa ka të infektuar edhe në burgun që ndodhet në atë pjesë.

Mjeku i këtij spitali i cili dyshohet se është infektuar me koronavirus, punon edhe në burg në veri të vendit.

Po ashtu, dyshohet se një gardian i burgut është infektuar me koronavirus dhe shtatë persona tjerë brenda kësaj qendre kanë simptoma të ngjashme.

Drejtori i këtij institucioni, Millan Ivanoviq është në vetizolim, po ashtu mostrat e disa punëtorëve të spitalit janë dërguar për analiza në Institutin “Torllak” në Beograd.

“Numri i personave të infektuar me koronavirus do të rritet sepse janë rreth 100 persona të cilët kanë qenë në kontakt me njerëzit tek të cilët është konstatuar pandemia”, kanë thënë brenda spitalit në veri të Mitrovicës.

Raportohet se të gjitha rastet e dyshuara të kontaktit ndodhen në vetëizolim, ndërsa të infektuarit janë duke u mjekuar në spitalet e Beogradit, Nishit dhe Kragujevcit.

Mësohet se dy nga të infektuarit kanë qenë mysafirë në një dasmë më 14 mars në Zveqan, që dyshohet të ketë qenë vatër e kësaj pandemie./Gazeta Sinjali/