image Në mesnatë përfundon afati për pranimin e fletëvotimeve nga diaspora për Dragashin, nesër fillon numërimi

Në mesnatë përfundon afati për pranimin e fletëvotimeve nga diaspora për Dragashin, nesër fillon numërimi

news image

Vetëm deri në mesnatë do të kenë kohë mërgimtarët që t’i dërgojnë fletëvotimet për komunën e Dragashit, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka njoftuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Ai për Sinjalin tha se deri në orën 14:00, KQZ ka pranuar 381 pako të supozuara me fletëvotime.

Sonte në mesnatë do të përfundojë afati 15 ditor për pranimin e fletëvotimeve nga jashtë Kosovës për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit. Deri të hënën, në orën 14:00, KQZ ka pranuar 381 pako të supozuara me fletëvotime. Pas procesit të vlerësimit të të gjitha fletëvotimeve që do të pranohen, gjatë ditës së martë, KQZ-ja do të bëjë numërimin e tyre në prezencë të vëzhguesve dhe të mediave“, tha Elezi.

Për komunën e Dragashit në garë janë Shaban Shabani nga PDK dhe Bexhet Xheladini nga LDK.

/GazetaSinjali/